Bizneset nga BE-ja zënë 66,7% të ndërmarrjeve në Shqipëri

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ – Bizneset me origjinë nga shtetet e Bashkimit Europian zënë 66,7% të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta që operojnë në ekonominë shqiptare.

Instituti i Statistikave, duke iu referuar strukturës së biznesit sipas origjinës bën të ditur se, ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë
11,8% dhe ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e tjera zënë, 21,5% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.

INSTAT bën të ditur se, gjatë vitit 2017, kontributi i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta në volumin e shkëmbimeve tregtare, u rrit duke realizuar 49,2% të eksporteve gjithsej nga 48,2% që ishte në vitin 2016.

Ndërsa, këto biznese gjatë vitit 2017, realizuan 28,8 % të importeve gjithsej nga
29,0% në vitin 2016, citon INSTAT. e.xh//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.