Vetingu i pedagogëve, Rama tregon mënyrën se si mund të realizohet

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ – Përballë studentëve dhe pedagogëve me të cilët zhvilloi edhe një bashkëbisedim përsa i përket kërkesave të ngritura nga ana e studentëve, Kryeministri Edi Rama hodhi dritë edhe mbi një nga pikat e kërkuara, sikurse është vetingu i pedagogëve.

Rama tha se është mëndur një model se si mund të bëhet vetingu i pedagogëve, që është edhe një nga kërkesat e studentëve.

“Përsa i përket vetingut, kemi diskutuar një qasje objektive, teknike, që bazuar në një ligj që çdo doktoratë është pasuri kombëtare, t’i kërkojmë çdo doktori shkencash që temën e vet ta dixhitalizojë dhe ta dorëzojmë në bibliotekën kombëtarë. Aty ta skanojmë dhe e nxjerr (është apo jo plagjiaturë), ka një fazë apeli, për pjesën e apelit ndërtohet një komision ka disa kritere që mund të diskutohen. Futja e Parlamentit është një tjetër që mund të diskutohet”, – tha Rama./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.