Rifokusim i misionit të iniciativës së Kartës së Adriatikut

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Është koha të konsiderohet rifokusimi i misionit të iniciativës së Kartës së Adriatikut.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Podgoricë për Ministerialin e Kartës së Adriatikut (A 5).

Në qendër të diskutimit ishte gjendja politike dhe e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal, si dhe e ardhmja e Kartës së Adriatikut (A 5).

Në fjalën e tij, ministri Bushati theksoi se, “ne besojmë fuqimisht se ndërsa Karta i ka shërbyer mirë qëllimit të saj fillestar për të rritur përpjekjet tona drejt integrimit euroatlantik, është koha që ne të konsiderojmë rifokusimin e misionit të Iniciativës sonë”.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.