Parashikimi i motit, e martë, 18 dhjetor 2018

TIRANE, 18 dhjetor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira të dendura dhe më pas gradualisht me kthjellime.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht në lartësi në orët e para të ditës. Gjatë ditës reshjet do të jenë të herë pas hershme me intensitet të ulët deri mesatar. Prej mesditës gradualisht reshjet do të jenë në ndërprerje. Në zonën malore dhe pjesërisht kodrinore reshje bore.

Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Verilindje 1-10 m/sek, e ndërsa në bregdet erë e vrullshme dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare deri 28 m/sek.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 2/9 shi diell
Kukës -1/1 bore diell
Lezhë 3/8 shi diell
Dibër -0/3 bore diell
Durrës 3/13 shi diell
Tiranë 4/10 shi diell
Elbasan 4/9 shi diell
Berat 3/12 shi diell
Vlorë 4/11 shi  diell
Korcë 0/6 bore diell
Gjirokastër 4/12 shi  diell
Sarandë 4/14 shi  diell

 

/e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.