Organizohet në Tiranë sesioni shkencor “Arti ushtarak i Gjergj Kastrioti Skënderbeut”

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Muzeu Historik Kombëtar dhe Instituti i Studimeve të Historisë Ushtarake organizuan sot sesionin shkencor me temë “Arti ushtarak i Gjergj Kastrioti Skënderbeut”.

Morën pjesë me punimet e tyre: dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, i cili referoi rreth temës “Skënderbeu dhe Europa”. Dr. Marenglen Kasmi mbajti referatin me temë “Arti ushtarak shqiptar në shek. XV”; Proletar Hasani foli rreth “Beteja e Torviollit dhe argumente të studiuesit Dilaver Radeshi për vendin e zhvillimit të saj”; Ramazan Kica foli mbi temën “Beteja e parë e Skënderbeut, ku shtriheshin Dibrat, Mokra dhe ku u zhvillua beteja”; Sali Onuzi referoi temën “Një vështrim kritik mbi historiografinë ushtarake shqiptare Skënderberiane për gjysmën e dytë të shek. XX”; Benard Zotaj foli rreth temës “Betejat e rregullta dhe fitorja e Skënderbeut në fushë të hapur”; Skënder Bushi me temën “Kalaja e Petrelës si pjesë e sistemit fortifikues të përdorur nga Skënderbeu”, si edhe Asllan Zemani me temën “Disa dukuri të ndërtimit të formacioneve të luftimit në luftrat e Skënderbeut”.

/m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.