Nëntor 2018, Indeksi i Çmimeve të Konsumit shënoi nivelin 1,4%

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/- Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin nëntor 2018 shënoi nivelin 1,4%, bëri të ditur sot INSTAT.

Sipas Institutit të Statistikave, rritja më e madhe e çmimeve prej 2,6%, vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,4%, “Transporti” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me nga 1,6%, secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,3%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,2%, “Komunikimi” me 0,5%, etj.

Nga ana tjetër, bën të ditur INSTAT, çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Veshje dhe këpucë” shënuan ulje respektive me 0,7 % dhe 0,3 %. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.