Klosi: Problematikat e studentëve reale, reforma në arsim të ecë përpara

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH-M.Zonja/ Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë bisedës në “45 minuta” në një studio televizive u shpreh se “reforma në Arsimin e Lartë duhet të ecë përpara”.

Klosi tha se kërkesat e ngritura nga studentët janë reale. “Problematikat janë reale, janë problematika që duhen me bashkëqeverisje. Studentët guxuan, ku masivisht, ia dolën që politika të merret me ta. Duhet të bëhet ndarje mes dy protestave, asaj që vjen nga studentët dhe nga politika. PD dhe LSI e ka për detyrë që të bëjë protestë dhe të tregojë alternativë”, – tha ai.

Ministri Klosi nënvizoi se kemi nevojë ta çojmë reformën para, ku për arsimin kemi bërë shumë. Ka shumë nevojë që gjërat të ecin përpara dhe të marrin spunto tjetër.

Klosi foli gjithashtu edhe për takimet që do të bëjnë me votuesit për të parë kush do të jetë në listat e kandidatëve për këshilla bashkiakë dhe çfarë duhet të bëjmë ne me listat. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.