Haradinaj: Gjermania, partner shumë i rëndësishëm i Kosovës

PRISHTINË, 18 dhjetor /ATSH/ – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim, Stephan Mayer, sekretar parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë.

Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi Mayer për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, proceset eurointegruese dhe fuqizimin e tërësishëm të shtetit.

Haradinaj përmendi gjithashtu faktin që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Europian, në procesin e liberalizimit të vizave.

Ndër të tjera, Haradinaj e falënderoi Mayer për përkrahjen e madhe të Gjermanisë për shtetin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit në shumë drejtime.

“Gjermania është partner shumë i rëndësishëm i Kosovës duke qenë mbështetëse e zhvillimit ekonomik dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës”, tha Kryeministri Haradinaj.

Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe për çështjet e tjera të rëndësishme për Kosovën, dialogun Kosovë-Serbi, për proceset politike brenda Kosovës si dhe për perspektivën eurointegruese. /e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.