Simeone: Një ditë do të drejtoj “Interin”

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ – Trajneri i “Atletico Madrid” Diego Pablo Simeone gjatë një konferencë për shtyp, nuk e ka fshehur aspak ambicien për të drejtuar një ditë “Interin”.

Kësaj here mesazhi është më i qartë për klubin e Milanos.

“Sigurisht që një ditë do të ndodhë. Mungon një datë fikse sigurisht, sepse unë kam ende edhe një vit kontratë me ‘Atleticon’. Gjithsesi këtë që po them në këto momente e kam shprehur gjithmonë, ndaj nuk e shoh të arsyeshme të shtoj edhe diçka tjetër”.

Për momentin argjentinasi po punon për rinovimin e kontratës me ekipin spanjoll, e cila do të sillte edhe rritje të pagës. Spaleti është në pozita mjaft të vështira pas eliminimit të “Interit” nga kompeticioni i Ligës së Kampioneve dhe nuk dihet nëse Simeone do të jetë ai që do ta zëvendësojë nëse italiani largohet nga pankina zikaltër. /o.l/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.