Rama pas takimit me pedagogë dhe studentë: Mësova gjëra të reja

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka falënderuar pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Gjeologji-Minierave në kryeqytet për dialogun dhe mikpritjen që ata treguan gjatë takimit të zhvilluar mes tyre.

Në përfundim të takimit të zhvilluar ditën e sotme mes kreut të qeverisë me pedagogë dhe studentë të këtij fakulteti, Kryeministri bën me dije se mes tyre ka patur një bashkëbisedim të dobishëm për dialogun, duke theksuar se nga ky takim ka mësuar edhe disa gjëra të reja.

“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut, me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun (e në fakt zhvilluam vetë Dialogun). Mësova gjëra të reja prej tyre, mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë. Nesër vazhdojmë”, shkruan Kryeministri Rama.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.