Rama: Opozita gjymton protestën e studentëve, por bashkë me ju që s’jeni aty do adresojmë më shumë se 8 pikat

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Opozita po e gjymton si s’ka më keq protestën e studentëve, tha sot Kryeministri Edi Rama ndërsa ftoi studentët që bashkë me qeverinë të nisin punën me dialog, bashkëpunim dhe këmbëngulje për Universitetin.

Kryeministri Rama siguroi se “qeveria s’do t’i lërë pa adresuar ato 8 pika, por do të bëjë shumë më shumë se aq, së bashku me studentët”.

“Sharrat e Doktorreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq së bashku. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini, po dukuni dhe t’ia nisim punës me dialog, bashkëpunim, këmbëngulje për Universitetin”, tha Rama. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.