“Juventus” kundër “Atletico Madrid”, Allegri: Kush ka ambicie, nuk ka frikë

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ – “Kush ka ambicie, nuk ka frikë”. Ky ishte komenti i trajnerit të “Juventusit”, Maximilliano Allegri për shortin e Ligës së Kampioneve që e ka vënë skuadrën e tij përballë spanjollëve të “Atletico Madrid”.

Kjo përballje është cilësuar si më e forta dhe e ekuilibruara nga të tetë sfidat e raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të startojnë më 12 dhe 13 shkurt 2019.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.