HUNGARI – Dy deputetë të opozitës nxirren me forcë nga selia e televizionit publik

BUDAPEST, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ – Dy deputetë të opozitës u dëbuan me forcë nga selia e televizionit publik, pasi kaluan aty natën me shpresën për të transmetuar një komunikatë pas një proteste antiOrban, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.

Akos Hadhazy dhe Bernadett Szel, dy deputetë të pavarur dalë nga radhët e partisë së gjelbërt LMP u nxorën jashtë me dhunë nga rojet e sigurisë së televizionit MTV në Budapest.

Ata u nxorën jashtë me forcë nga forcat e dislokuara para godinës së televizionit, për të cilët njoftuan se do të depoziton ankesë për dhunën e ushtuar.

”Ky nuk është një televizion privat i Fidesz (partia nacional-konservatore e kryeministrit Viktor Orban, por televizioni i popullit hungarez i financuar nga taksat tona’’, theksuan deputetët, të cilët postuan gjithë incidentin drejtpërdrejtë në Facebook./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.