Delvina së shpejti me ujësjellës të ri

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/- Qyteti i Delvinës në qarkun e Vlorës, më në fund do të bëhet me ujësjellës të ri, i cili do të furnizojë me ujë të pijshëm për 24 orë banorët e kësaj zone, duke siguruar cilësinë dhe sasinë e duhur për ta.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht deputet i zonës, Alket Hyseni.

Deputeti Hyseni bën me dije se për ndërtimin e këtij ujësjellësi do të shpenzohen në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim (KFW), rreth rreth 2.5 milionë euro për 10 000 banorë (1500 shtëpi dhe biznese), do të shtrohet 9 200 ml rrjet i ri si dhe do të  rehabilitohet rreth 5000 ml rrjet shpërndarës ekzistues.

“Sot ishim së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të AKUK , përfaqësues nga KFW si dhe specialistët projektues dhe supervizues të projektit, të cilët më informuan për detajet teknike të projektit, si dhe afatet procedurale dhe operacionale të zbatimit. Rreth 2.5 milionë euro për 10 000 banorë (1500 shtëpi dhe biznese), 9200 ml rrjet i ri dhe rehabilitim i gati 5000 ml rrjet shpërndarës ekzistues. Në janar shpallet prokurimi dhe në pranverë fillojnë punimet. Premtim i mbajtur për Delvinën që duam”, thekson deputeti socialist, Alket Hyseni. /e.caushi/ 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.