AXHENDA NDËRKOMBËTARE 17.12.2018

GJENEVË (Zvicër) – Shqyrtim i politikave tregtare të SHBA-së në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

VJENË (Austri) – Vizitë e presidentit egjiptian, Abdel Fattah Al-Sisi, takim me kancelarin Sebastian Kurz.

BRUKSEL (Belgjikë) – Vlerësimi i dytë i inflacionit në nëntor në eurozonë.

LONDËR (Britani e Madhe) – Kryeministrja Theresa May do të japë një prononcim para Parlamentit britanik rreth çështjeve që u diskutuan në samitin europian më 13 dhe 14 dhjetor për Brexit.

ATHINË (Greqi) – Takim i ministrave grekë, qipriotë dhe palestinez të Punëve të Jashtme për bashkëpunimin rajonal.

PARIS (Francë) – Vizitë e ministrit gjerman të Ekonomisë, Peter Altmaier.

NJU JORK (SHBA) – Takim i Këshillit të Sigurimit për vendimin e Kosovës për tu pajisur me ushtri.

UASHINGTON (SHBA) – Ish-shefi i FBI-së, James Comey do të merret sërish në pyetje nga parlamentarët amerikanë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.