“Më mirë fitore për studentët se sherr për partitë!”, Veliaj riposton Noizy-n

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/-Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë jehonë mesazhit të këngëtarit të njohur rrep “Noizy”, drejtuar studentëve në protestë.

Në mesazhin e tij, këngëtari u bën thirrje studentëve të ulen me kryeministrin në dialog e të vendosin pikat mbi “I”. Ai thekson se mbështet studentët, madje nënvizon se “është më mirë të mbyllet me fitore për studentët kjo histori, se me sherr për partitë”.

“Të dashur studentë:

Shoh shume mesazhe për mbështetje, dhe në fillim nuk hezitova dhe e bëra hapur. Por siç e dini çdo gjë në këtë botë e ka një zot shtëpie. Ka drejtor spitali, ka drejtor shkolle, ka drejtor policie, apo prindër qe duhen pyetur ose mbase jeni dhe vetë i pari i shtëpisë si familje e re. Dhe në Shqipëri, duam s’duam, ka një të parë shtëpie, fundja fundit vetë e kemi zgjedh. Tani nëse unë do doja disa ndryshime do bëja çmos ta ulja babën ose të zotin e shtëpisë për të biseduar se si mund t’ia dalim mbanë! Ndaj për zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe ÇFARE të keqe ka të uleni dhe të vini pikat mbi i? Kur vetë kryeministri po ju ofron takim dhe po thotë se jam i gatshëm për t’i plotësuar të gjitha kërkesat, madje dhe më shume se ç’kërkoni, mos vallë është politikë gjithçka? Nëse po, atëhere ky o turp, një here që patëm në dorë të bënim diçka për veten tonë, sërish e lejuam politikën të hyjë në mes. Më vjen sinqerisht keq për të gjithë ata studentë të shkretë që me vërtet i duan këto ndryshime pa ndikimin e politikës. Pa marrë parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerëzit që ju pëshpërisin mbas veshi. Të paktën kjo qeveri nuk po ju vret mes protestës dhe të mos mbajë asnjë njeri përgjegjësi. Me sinqeritet ju dua dhe do jem me ju deri në fund, Por jo kshu, duhet me ul e me e mbyll me fitore për studentët, jo me sherr për parti! Ju kam  ❤❤❤”, shkruan Noizy. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.