FOTO – Lezhë, policia publikon 32 personat më të kërkuar

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/- Policia e Lezhës ka publikuar listën e 32 më të kërkuarve. Policia e Lezhës kërkon bashkëpunimin me qytetarët për gjetjen e të kërkuarve, duke publikuar edhe fotografitë e tyre.

“Ja personat më të kërkuar nga Policia në qarkun Lezhë. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë policinë në numrin pa pagesë 112, apo aplikacionin “Komisariati digjital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, bën thirrje Policia e Shtetit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.