Disa të ndaluar në Pogradec e Korçë për vepra të ndryshme penale

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/- Drejtoria e Policisë së Korçës, Komisariati Pogradec ka ndaluar dy shtetas, njëri prej tyre i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” dhe një shtetas tjetër të dënuar me 4 muaj burg për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasve në kërkim:  E.M, 21 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin nr 1024-198, datë 07.11.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet 6 muaj e 12 ditë burg për veprën penale parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 03.12.2016. S.D, 24 vjeç, banues në fshatin Pleshisht, Pogradec.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 284, datë 31.05.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg për veprën penale parashikuar nga neni 297  i Kodit Penal.

Po ashtu Policia e Korçës ka ndaluar  M.S, 30 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 10, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 488 NL, për shkak të detyrës nuk i është bindur urdhërit, si edhe ka kundërshtuar me dhunë  punonjësit e policisë për kontrollin e mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:  A.D, 29 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, në afërsi të Unazës së qytetit, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë AA 935 RI. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.