Basketboll meshkuj/ Fitojnë pretendentët, “Tirana” në krizë

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Superliga shqiptare e basketbollit për meshkuj ka mbyllur fazën e parë gjatë ditës së shtunë, ku u zhvilluan tri ndeshjet javës së dhjetë. Skuadra e “Goga Basket” u shpall kampione e dimrit, pasi doli fituese në sfidën ndaj “Kamzës” në ndeshjen e luajtur në parketin e “Kamzës”. Durrësakët fituan pa shumë mundime ndaj vendasve, duke konfirmuar se janë skuadra për tu mundur.

“Teuta”, skuadra tjetër nga Durrësi ka fituar gjithashtu në transfertë. Edhe kjo në Tiranë përballë “Bardhebluve”. Në sfidën e luajtur në “Farie Hoti”, skuadra e bregdetit ka fituar me rezultatin 98-69 ndaj bardhebluve. “Tirana” rezistoi në fillim, por më pas u detyrua të “hapë krahun”, pasi epërsia e durrsakëve ishte e ndjeshme, që e merituan fitoren. “Partizani” mundi 82-75 “Vllazninë” në “Asllan Rusi”, një fitore me vlera e skuadrës së kuqe, që jo vetëm konsolidon vendin e dytë,.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 10-të (15 dhjetor)
Goga Basket – Kamza Basket, 117-90
Partizani – Vllaznia, 82-75
Tirana – Teuta, 69-98
Renditja: Goga Basket 18 pikë (8/2), Partizani 17 pikë (7/3), Teuta 17 pikë (7/3), Tirana 14 pikë (4/5), Kamza Basket 13 pikë (3/7), Vllaznia 11 pikë (1/9). /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.