Zv.ministri i Bujqësisë, zgjidhet President i Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ – Roland Kristo, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u zgjodh President i Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun.

Vendimi u morr nga (FAO GFCM), organizata përgjegjëse për menaxhimin e peshkimit në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi.

Industria e peshkimit në vendin tonë është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti është rritur me 34 %.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, aktualisht ka një performancë shumë të mirë në sektorin e peshkimit, kryesisht tek përpunimi i peshkut.

/o.l/. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.