Zero TVSH për fermerët, Halili: 10 milionë euro përfitim

185

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/- 10 milionë euro në vit, përfitojnë fermerët heqja e TVSH-së për inputet për bujqësinë, që hyn në fuqi më 1 janar 2019.

Në një intervistë për ATSH-në, zv.ministri i Bujqësisë Ilir Halilaj u shpreh se kjo masë, si pjesë e paketës së re fiskale 2019, pritet të rrisë jo vetëm të ardhurat, por edhe prodhimet bujqësore vendase, si në sasi, dhe në cilësi.

“Zero TVSH për inputet bujqësore, konsiderohet si një nga masat më të rëndësishme në paketën fiskale 2019, që i adresohet sektorit të bujqësisë dhe që reflektohet direkt në uljen e kostos së prodhimit të produkteve bujqësore për fermerët”, tha Halili.

Ndërsa shpjegoi se, kemi vlerësuar që sasia e inputeve bujqësore në vlerë është 54 milionë euro, prej të cilave 10 milionë euro është TVSH, e kësaj shume, që do të kalojë direkt në uljen e kostos së prodhimeve që do të përdorej për inputet bujqësore.

“Është një masë lehtësuese për të gjithë fermerët. Çdo fermer që do të blejë plehra kimike, pesticide etj., do të përfitojë ulje të çmimit për inputet, që do të thotë se ky çmim do të jetë më i ulët nga çka ka qenë deri tani”, theksoi Halili.

Ky 10 milionë euro do t’i kalojnë direkt fermerëve që përdorin imputet bujqësore për aktivitetin e tyre, tha ai.

Ministria e Bujqësisë do të nisë prej muajit janar monitorimin e tregut të inputeve, nëse do të reflekohet apo jo në çmim heqja e taksës 20% që votoi Parlamenti. Nëse importuesit dhe tregtarët e këtyre produkteve nuk do të ulin çmimet, qeveria do të rikthejë tatimin e tyre. /e.xh/r.e/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.