“Unaza e Madhe”, vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje tek “Astiri” 

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ – Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, Inspektorati Ndërtimor i bashkisë së Tiranës që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vijuar edhe këtë të shtunë me prishjen e disa objekteve të tjera pa leje, të cilat janë ndërtuar në gjurmën e “Unazës së Madhe”.

Objekte që shërbenin për funksione biznesi të ndërtuara pa leje në vijën e parë anës rrugës janë shembur nga mjetet e rënda të IMT-së, për t’i hapur rrugë kantierit për realizimin e projektit.

Paralelisht është punuar edhe për largimin e mbetjeve, ku është kryer transporti i tyre i plotë duke liruar totalisht hapësirat.

Specialistët e IMT dhe të ndërmarrjeve të tjera bashkiake kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve që zotëronin këto objekte, të cilët kanë pranuar që t’i boshatisin ato vullnetarisht dhe për t’i krijuar mundësi mjeteve të rënda që të vazhdojnë me procesin e prishjeve. /a.a/e.caushi/

 

/a.a/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.