“Tirana Mahnia” e Rezarta Delisulës, thesar i vlerave i kryeqytetit të të gjithëve

"Tirana Mahnia" e Rezarta Delisulës, thesar i vlerave të kryeqytetit të të gjithëve

"Tirana Mahnia" e Rezarta Delisulës, thesar i vlerave të kryeqytetit të të gjithëve.http://ata.gov.al/2018/12/15/tirana-mahnia-e-rezarta-delisules-thesar-i-vlerave-te-kryeqytetit-te-te-gjitheve/Një botim i ri për historikun e qytetit të Tiranës i është shtuar në këto prag festash për lexuesin shqiptar, por jo vetëm. Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), Rezarta Delisula ka treguar detaje interesante dhe pse ky libër duhet në bibliotekën e çdokujt.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Saturday, 15 Dhjetor 2018

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH A.ALLA / – Një botim i ri për historikun e qytetit të Tiranës i është shtuar në këto prag festash për lexuesin shqiptar, por jo vetëm. Zëvendëskryeredaktorja e gazetës “Shqiptare”, Rezarta Delisula ka sjellë në këtë libër histori nga më interesantet, që nisin të tregohen qysh nga themelimi i Tiranës.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), Rezarta Delisula ka treguar detaje interesante dhe pse ky libër duhet në bibliotekën e çdokujt si një “thesar” për vlerat e kryeqytetit të të gjithëve, siç është Tirana.

”Tirana Mahnia” është një libër që është projektuar rreth 20 vite më parë me shtysë nga babai im për t’i mbledhur të gjitha materialet dhe për t’i kthyer në një libër. Kjo për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të Tiranës, të rinjve dhe të vjetërve, të ardhurve dhe autoktonëve, për të pasur në bibliotekat e tyre një libër historik, arkitektonik dhe zakonor për qytetin e Tiranës”, – u shpreh Delisula.

Ajo shtoi se, “libri ‘Tirana Mahnia’ është produkt i adhurimit të qytetit. Është një titull i zgjedhur mes fjalës mahni dhe mahnitje, që do të thotë adhurim deri në pakufij të qytetit dhe e mahnitur pas Tiranës. Këtë titull që unë zgjodha, mendoj që e meriton qyteti i Tiranës dhe tiranasit autoktonë që kanë pritur dhe përcjell gjithmonë qytetarë të tjerë nga rrethet e vendit”.

“Ky libër është i ndarë në 5 pjesë, është një përshtatje mes historikut të Tiranës më pas vjen me një krahasim të Tiranës si ka qenë dhe si është, më pas vijon me disa shkrime që tregojnë zakonet e kryeqytetasve të hershëm dhe ngjarjet tipike të viteve 30, kur kryeqyteti mori zhvillimin më të madh nga të gjitha pikëpamjet. Pjesa tjetër janë kryetarët e bashkive ndër vite dhe në fund është një guidë turistike se çfarë mund të shihni në Tiranën e sotme”, – tha Delisula.

Në fund ajo u shpreh se, “botimi vjen në shqip dhe anglisht kjo si një mundësi për fëmijët e emigrantëve për të mos humbur historinë e kryeqytetit të Shqipërisë. Ky libër nuk i takon vetëm tiranasit autoktonë, por të gjithë atyre që duan të njohin historinë e kryeqytetit të shqiptarëve”, përfundoi zv.kryeredaktorja e gazetës ”Shqiptare” Rezarta Delisula./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.