Patos, rehabilitim i plotë i rrjetit kullues

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Rehabilitimi i plotë i skemës së rrjetit kullues po shkon drejt përfundimit në bashkinë e Patosit.

Kryebashkiakja Rajmonda Balilaj ka inspektuar ndërhyrjet e deritanishme të pastrimit të kanaleve kullues e vaditës.

Aktualisht sipas saj, po pastrohen kanalet në Belinë, duke i shndërruar kanalet kullues e vaditës nga vendgrumbullime mbeturinash, në segmente të mirëfillta që ndikojnë, si në zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe shmangin përmbytjet rreth këtyre tokave bujqësore./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.