”Miq si më parë” rikthen në ekranin e madh Massimo Boldin dhe Christian De Sica

106

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ – Kishin më shumë se 13 vite të ndarë nga njëri-tjetri përsa i përket fushës profesionale.  Bëhet fjalë për Massimo Boldi dhe Christian De Sica të cilët do të rikthehen në filmin “Miq si më parë”. Premiera e filmit it do të paraqitet në sallat e kinemave me 19 dhjetor.

Subjekti i filmit të tyre të fundit flet për Cesaren, të cilin e luan Christian de Sica, drejtorin e vlerësuar të “Relais Colombo”, një hotel luksoz në Milano. Me mbërritjen e partnerëve kinezë të cilët kanë për qëllim të revolucionarizojnë gjithçka, Luciana, e bija e Massimo Colombos, të parin që pushon nga puna është pikërisht drejtori.

Aktorët kanë bashkëpunuar për herë të parë në filmi “Yuppies”, i vitit 1986, ndërsa bashkëpunimi i fundit ka qenë “Krishtlindje në Miami”, i vitit 2005. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.