Mesi blen avion privat 15 milionë euro për familjen

161

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ – Lionel Mesi është pa dyshim një prej futbollistëve më të paguar në botë. Ai përfiton vetëm nga paga që merr të “Barcelona” 43 milionë euro në vit. Së fundi ai ka blerë edhe një avion privat për familjen e tij, që kushton rreth 15 milionë euro.

Në bisht të avionit është i vendosur numri “10”, por ajo që është më interesante te ky avion janë shkallët. Në secilën nga shkallët janë të shkruar emrat e çdo anëtari të familjes së Mesit. Në foto mund të shihni se sa luksoz është avioni i futbollistit, që kushtoi 15 milionë euro.

Mesi kalon shumë kohë me familjen e tij, gruan dhe 3 fëmijët, të cilëve së fundi u ka blerë këtë avion luksoz. Avioni është një “Gulftream V”, i prodhuar më 2004. /o.l/. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.