Lorik Cana në gjurmët e Igli Tares

86

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ – Ish kapiteni kuq e zi Lorik Cana, kërkon të ndjekë rrugën e Igli Tares. Aktualisht, Cana po zhvillon një kurs në Federatën Shqiptare të futbollit për tu bërë drejtor sportiv.

“Pjesa e drejtuesit më pëlqen shumë. Duhet pritur edhe momenti dhe projekti. Avantazhi që kemi në vendin tonë edhe nga licencimi i trajnerëve, apo edhe tani si drejtues”.

Ish kapiteni kuq e zi, foli edhe për futbollin Shqiptar në tërësi, por duke u ndalur te përgatitja e trajnerëve dhe drejtuesve të rinj.

“Është i njëjtë si programet që merret pranë federatës italiane, në “Koverçano” Këto kohë që po i kaloj na ndihmojnë të kemi ide të qartë për të drejtuar një klub sportive”.

“Shumë gjëra kanë ecur përpara, nga programi për formimin e trajnerëve deri te programet e ndryshme, qoftë mjekësi, apo përgatitjes fizike”.

Sipas Canës, futbolli shqiptar po modernizohet duke ecur në gjurmët e atij Europian.

“Kjo pjesa e drejtorit sportiv është diçka që është e rëndësishme, mund të them një nga më të rëndësishmet. Personat që janë në krye të projektit teknik dhe që do të administrojnë klubet kanë pozicion esencial. Siç është në klubet jashtë, ashtu do të jetë edhe në vendin e tonë, edhe pse jemi ende në ngritje apo strukturim. Personat që e drejtojnë kanë rëndësinë më të madhe. Besoj se është gjë e mirë që ky program ka filluar në federatë.” u shpreh Cana. /o.l/. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.