KIEV – Ukraina krijon një kishë të pavarur nga Moska

KIEV, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një këshill ekleziast ortodoks ukrainas veproi vendosi sot për krijimin e një kishe të pavarur nga mbikëqyrja fetare e Moskës, një vendim që synon të garantojë sigurinë dhe pavarësinë shpirtërore të vendit, si dhe një simbol shtesë i ndarjes mes dy fqinjëve.

Njoftimi u bë para një turme mbështetësish, të mbledhur në Kiev në qendër të kryeqytetit, nga presidenti Petro Poroshenko, që e shndërroi pavarësinë fetare të Ukrainës në një çështje të sigurisë kombëtare dhe një prej elementeve kyçe të fushatës së tij elektorale për presidencialet e 31 marsit të ardhshëm.

“Kjo ditë e shenjtë do të hyjë në histori si ajo e krijimit të një kishe autoqefale të bashkuar në Ukrainë. Dita e pavarësisë tonë përfundimtare nga Rusia”, theksoi presidenti ukrainas. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.