Gjashtë programe në mbështetje të shtresave në nevojë

100

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/- Gjashtë programe adreson qeveria në mbështetje të shtresave në nevojë për vitin 2019.

Sipas strategjisë së paraqitur nga ministria e Financave, rezultatet që synohet të arrihen për periudhën afatmesme 2019-2021 konsistojnë në zbatimin e skemës së re të vlerësimit dhe programeve të riintegrimit social që do të sjellë reduktimin e numrit të familjeve dhe individëve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike nga 70 mijë familje aktualisht në 67 mijë familje në vitin 2021.

Numri i përfituesve nga Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK) dhe kujdestarëve të tyre do të rritet nga 160 mijë në 167 mijë në vitin 2021, kjo si rezultat i zbatimit të skemës së re të vlerësimit sipas modelit bio-psiko-social.

Ky sistem i ri shërbimi synon krijimin e një sistemi shërbimesh integruese, të cilat kombinojnë pagesat me shërbimet e përkujdesit social.

Konkretisht rritjen mbi 80% të numrit të përfituesve të varfër që marrin ndihmë ekonomike mbi totalin e aplikuesve. Rritjen me 57% të numrit të personave me aftësi të kufizuar, që janë komisionuar përmes sistemit të menaxhimit të informacionit; Rritjen me 12% të numrit të përfituese të grave kryefamiljare që marrin Ndihmë Ekonomike mbi totalin e aplikuesve gra kryefamiljare; Rritja me më shumë se 66 e numrit të grave dhe vajzave në nevojë të riintegruara pas trajtimit në institucionet e përkujdesit social, bën të ditur Ministria e Financave. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.