FUTBOLL – “Siti” mposht 3-1 “Evertonin” dhe kap kreun e renditjes

151

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ – Ekipi i “Mançester Sitit” është rikthyer sërish në krye të tabelës pas fitores së arritur në Premier Ligën angleze, kundër ekipit të Evertonit.

“Qytetarët” fituan me rezultatin 3-1, ku Gabriel Zhezus shënoi dy herë dhe më pas ka qenë Sterling i cili ka vulosur rezultatin në këto shifra.

Fitorja i rendit kampionët në fuqi dy pikë mbi ekipin e “Liverpulit”, i cili pret “Mançester Junajtedin” ditën e dielë.

Aftësitë e Zhezus krijojë epërsinë e “Sitit” në “Etihad Stadium”, por ishte Domenik Kalvert Levin që i riktheu shpresat ekipi të “Evertonit” në pjesën e dytë të takimit, duke shënuar një gol.

Ishte pikërisht Stërling që shfrytëzoi më së miri një kros të Fernandinjos , duke vendosur diferencën prej 2 golash. Marca/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.