FUTBOLL – Kancelo drejt rikuperimit pas dëmtimit në gju

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ – Lojtari i kombëtares portugeze Joao Kancelo i është nënshtruar një operacioni në gju, i cili ka rezultuar i suksesshëm.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i “Juventusit”, i cili bën me dije se faza e rehabilitimit ka nisur ditën e shtunë.

24-vjeçari ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e tij të djathtë në një klinikë në Torino.

Kampionët e Italisë e kanë blerë Kancelon për shifrën e 45 milionë eurove nga klubi i “Valencias”, pas një sezoni huazimi te skuadra e “Interit”.

Trajneri i “Juventusit”, Masimiliano Alegri, është shprehur se një tjetër anësor, Huan Kuadrado është duke pushuar dhe është nën monitorim nëse do t’i duhet ndërhyrje kirurgjikale. e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.