FSHF, përcakton arbitrat për ndeshjet e të shtunës

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ – Sot pasdite luhen dy sfida të rëndësishme në kampionatin Shqiptar të kategorisë superior. Në Laç, në orën 14 do të përballet “Laçi” me “Tiranën”. Dy ekipe me objektiva të ndryshme, por në nevojë për pikë, sidomos miqtë nga kryeqyteti.

Ndërsa sfida e ores 17, do të jete ajo mes “Flamurtarit” dhe “Kamzës”, një ndeshje në letër e lehtë.  Por duke parë klasifikimin e “Kamzës” kjo përballje parashikohet të mos jetë e lehtë për vlonjatët.

Kujtojmë se ditën e djeshme ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit përfundoi në barazim të bardhë pa gola.

Ndërkohe Federata Shqiptare e Futbollit, ka përcaktuar edhe arbitrat për takimet e sotme. Në sfidën e Laçit kryesor do të jetë Ardian Beqiri, ndërsa në Vlorë do të vendos drejtësi Kreshnik Cjapi.

Laçi-Tirana

Kryesor: Ardian Beqiri
Asistent: Egin Doda
Asistent: Ilir Tartari
Arbitër i katërt: Emirion Sino

Flamurtari-Kamza

Kryesor: Kreshnik Cjapi
Asistent: Devis Korreshi
Asistent: Alfred Shkreta
Arbitër i katërt: Laver Alla. /o.l/. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.