FOTO/ Parku Kombëtar Llogora me banera mbi florën dhe faunën e pasur që ka zona

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ – Parku Kombëtar Llogora tashmë do t’i mirëpresë vizitorët e shumtë me banera mjaft interesantë, të cilët tregojnë florën dhe faunën e pasur që kjo zonë ka.

Gjithashtu këto banera janë dygjuhësh, shqip dhe anglisht, ku dhe vizitorët e huaj do të njihen me biodiversitetin e mrekullueshëm që ky park ofron.

Banerat shfaqin speciet e rralla dhe bimësinë duke mundësuar prezantimin e vlerave dhe bukurive që ka kjo zonë.

Parku Kombëtar Llogora përfaqëson një nga zonat më interesante përsa i përket faunës së egër në vendin tonë. Ndërgjegjësimi i banorëve dhe vizitorëve të këtij parku për këto vlera të pakrahasueshme të biodiversitetit, është hapi i parë drejt zhvillimit të qëndrueshëm të këtij parku të mrekullueshëm.

Këto banera u mundësuan nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Vlorë dhe me bashkëpunimin e NaturAl, të cilët japin mbështetje të pakursyer në iniciativat për ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.