”Fol-Klasik”, koncert me kolonat zanore më të njohura

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Disa prej kolonave zanore më të njohura nga kompozitorë shqiptarë dhe të huaj, u interpretuan për spektatorin fierak nga grupi muzikor “Fol-klasik”.

Në koncertin e radhës të organizuar në ambientet e Qendrës së Aktiviteteve Kulturore Fier, grupi muzikor solli një program të pasur me pjesë nga kompozitorë shqiptarë dhe të huaj, si Ennio Moricone, George Delerue, Aleksander Lalo, Thoma Simaku.

Pjesë të njohura për publikun si “Summer story”, “Le vent, le cri”, “Dimri i fundit”, “Duaje emrin tënd” erdhën të orkestruara me mjeshtri nga Erion Sheme.

Pjese e formacionit “Fol – klasik” janë mësues të apasionuar të shkollës artistike “Jakov Xoxa” në Fier. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.