ARKEOLOGJI – Zbulohet në Egjipt një varr mbi 4400-vjeçar

168

KAJRO,  dhjetor /ATSH-AFP/ – Varri i një prifti që është më i vjetër se sa 4400 vite u zbulua në zonën e Sakara, pranë Kajros, nga një mision arkeologjik egjiptian, njoftuan sot autoritetet.

“Varri i priftit të quajtur Wahtye” daton në periudhën e dinastisë së V (mes 2500 dhe 2300 vite para. e.s.), gjatë sundimit të Neferirkare”, sipas Ministrisë së Antikitetit.

“Ky varr është i ruajtur shumë mirë, mbushur me skulptura në pjesën e brendshme. Ajo i përket një prifti të rangut të lartë”, u shpreh sot me kënaqësi ministri i Antikitetit, Khaled El Enany para medias.

“Varri mban kryesisht skena që tregojnë pronarin e varrit me mamanë, bashkëshorten dhe familjen e tij, si dhe disa gropa në mur ku ndodhen statuja të mëdha të ngjyrosura të të vdekurit dhe bashkëshortes së tij”, theksoi ministri në një komunikatë.

Në nëntor, në të njëjtën zonë të Sakara, autoritetet egjiptiane kishin njoftuar për zbulimin e shtatë varreve, katër nga të cilat ishin më të vjetra sesa 6000 vite, nga i njëjti mision arkeologjik egjiptian. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.