Turni i fundit i kupave të Europës për klube, rezultoi një “katastrofë” për italianët

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – Turni i fundit i kupave të Europës për klube, rezultoi një katastrofë e vërtetë për skuadrat italiane. Këtë mesjavë u regjistruan 5 humbje dhe vetëm një barazim. Por më i rëndë ishte fakti që dy skuadra zbriten nga Liga e Kampioneve në Eurpoa Ligë, dhe një tjetër u skualifikua.

“Napoli” dhe “Interi” janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe zbriten në Europa Ligë. Ndërsa “Milani” u skulifikua dje në mbrëmje nga “Olimpiakosi”.

“Rezultatet janë dëshpëruese”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Ndërkohë një e dhënë tjetër negative bie ne sy për italianet. Nga 275 gola të shënuara gjithsej, vetëm 4 mbajnë firmën e një lojtari italian. Në total vetëm 1,45 %. Për të qenë më të qartë, mjaftojnë të kujtojmë se Levandovski i vetëm ka bërë dyfish më mirë. Insinje dhe Pelegrini mbajnë lart “flamurin” italian. Kujtojmë këtu se edhe lojtarët me origjinë nga Serbia dhe Mali i kalojnë, ku kanë realizuar, përkatësisht 6 dhe 5 gola

Ndërkohë, francezët kanë shënuar 31 herë, por ata që kryesojnë janë brazilianët. 34 gola të shënuar deri tani, 5 prej të cilëve nga Nejmar. Edhe Argjentina nuk është pas me 23 rrjeta, po aq sa Spanja. Belgët, holandezët, anglezët, kroatët dhe portugezët luhaten në shifrat 12 dhe 10. Statistikë e dobët edhe për gjermanët që deri tani kanë realizuar 7 herë. /o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.