Thaçi: Në ditën e votimit të ushtrisë, kujtojmë 20-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

PRISHTINË, 14 dhjetor /ATSH/ – Presidenti i vendit Hashim Thaçi, kujtoi sot 20-vjetorin e rënies së komandantit të UÇK-së Mujë Krasniqi dhe 40 luftëtarëve të tjerë, pikërisht në datën kur edhe sot do të formohet ushtria e Kosovës.

“Në ditën e votimit të Ushtrisë së Kosovës, pikërisht sot kur të gjithë ndjehemi krenar me djemtë dhe vajzat e uniformuara, kujtojmë rënien heroike të komandantit Mujë Krasniqi, një prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së.

Themelimi i Ushtrisë së Kosovës në 20-vjetorin e rënies së Mujës dhe 40 luftëtarëve të tij është mënyra më e mirë për të ruajtur dhe nderuar kujtimin për të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e UÇK-së.

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, u shpreh Thaçi. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.