SUEDI – Parlamenti rrëzon kandidaturën e Lofven për kryeministër

STOKHOLM, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësi socialdemokrat suedez, Stefan Lofven humbi një votëbesim në përpjekjen e tij për të qenë kryeministër dhe për të formuar një qeveri të re.

Një shumicë prej 200 ligjvënësish votuan kundër Lofven.

Ai u mbështet nga 116 anëtarë, ndërsa 28 ligjvënës abstenuan. Në mënyrë që të pranohej si kryeministër, Lofven duhej të shmangte që një shumicë në parlamentin prej 349 vendësh, të paktën 175 ligjvënës, të votonte kundër tij.

Lofven para votimit kishte informuar kryetarin e parlamentit se kishte për qëllim të formonte një qeveri të pakicës që përbëhej nga socialdemokratët e tij dhe të Gjelbrit.

Ai gjithashtu kishte shpresuar të siguronte mbështetje nga liberalët, por bisedimet, më herët gjatë kësaj jave, dështuan dhe ata votuan kundër tij.

Lofven u kundërshtua gjithashtu nga konservatorët, demokristianët dhe e djathta, qç janë kundër migrimit./ /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.