SHBA – Uashingtoni e cilëson të papranueshëm arrestimin e dy kanadezëve në Kinë

UASHINGTON, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja e cilësoi të papranueshëm arrestimin e “paligjshëm” të dy kanadezëve në Kinë, menjëherë pas arrestimit në Kanada të kryefinancieres së një kompanie kineze me kërkesën e Uashingtonit, deklaroi sot shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

Ndërsa administrata e Donald Trump është akuzuar nga disa vëzhgues se po kërkon të përdorë çështjen e drejtueses së gjigantit të telekomunikacionit kinez ‘’Huawei’’ në negociatat e saj tregtare me Pekinin, Mike Pompeo siguroi se SHBA-ja do të respektonte shtetin e së drejtës./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.