Roskovec/ Drejt përfundimit rikonstruksioni i shkollës “Ajet Toska”

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Ajet Toska”, Suk 2 është duke përfunduar brenda afatit të përcaktuar, me parametra e cilësi maksimale. Shkolla do të pësojë një rikonstruksion total, ku janë parashikuar: Punime suvatimi të brendshme dhe të jashtme, zëvendësimi i të gjitha dyerve të brendshme, hidroizolimi për të eliminuar tërësisht lagështirën, rindërtimi i të gjitha instalimeve elektrike dhe hidrosanitare të godinës, ndërtimin e ambienteve sportive të brendshme dhe të jashtme, duke bërë që nxënësit e kësaj shkolle të mësojnë dhe argëtohen në mjedise tërësisht të reja.

m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.