Ronaldo para derbit me “Torinon”: E fitojmë ne

77

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – “Juventusi” nuk ka të ndalur këtë sezon të Serie A.
Skuadra e Allegrit ka vetëm një barazim dhe 14 fitore në 15 ndeshje të luajtura.

Këtë fundjavë “Zonja e Vjetër” ndeshet me rivalin e qytetit “Torinon”, që njëherësh është derbi i parë për Cristiano Ronaldon, i cili në një intervistë për “Tuttosport” ka thënë se kërkon vetëm fitoren.

“Kam mësuar se tifozët e ‘Juventusit’ refuzojnë të humbasin dy ndeshje: ndaj ‘Interit’ dhe ndaj ‘Torinos’”, ka thënë Ronaldo.

“Humbja është gjithmonë diçka e keqe dhe nuk e pëlqej aspak. Derbi është gjithmonë një rast i madh, kështu që na duhet të fitojmë”.

“Jam i qetë, sepse e di potencialin e kësaj skuadre. Në javët në vijim, kemi disa sfida të rëndësishme”, ka theksuar portugezi.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.