Rita Ora dhe Lilly Singh publikojnë videon komike për festat

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – Lilly Singh është një komediane që krijon video qesharake dhe i publikon në Youtube. Ajo zgjodhi këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora për të bërë albumin e Vitit të Ri.

Videon komike e ka shoqëruar me shkrimin, “Çdo artist publikon një album Krishtlindjesh dhe kështu do të ngjanin nëse do ishin të sinqertë! Po ju prezantoj “Pushimet e Sinqerta”, albumin më të ri seksi nga Rita Ora dhe Lilly Singh.”

Në video përfshihen disa prej këngëve më të famshme festive, por të përpunuara sipas Lilly. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.