Posta Shqiptare shërbime cilësore në funksion të qytetarëve

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/- Ekipi drejtues i Postës Shqiptare priti në një vizitë pune kryetarin e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Eduard Shalsi, i shoqëruar nga 8 anëtarë të Komisionit Parlamentar.

Gjatë takimit, administratori i Postës Shqiptare, Laert Duraj bëri një prezantim të situatës aktuale, duke u fokusuar në shërbimet postare dhe financiare, në funksion të qytetarëve si: Shpërndarja e pensioneve, ndihmave ekonomike, legalizimet, shërbimet e Hipotekës, etj.

Gjithashtu, takimi u fokusua edhe në investimet në infrastrukturë dhe zhvillimin e bizneseve për vitin 2019.

Një rëndësi specifike për vitin 2019 do të ketë dhe impakti social-ekonomik i Postës Shqiptare te qytetarët shqiptarë.

Në mbyllje të takimit, stafi drejtues i Postës Shqiptare iu përgjigj një sërë pyetjesh të ngritura nga anëtarët e Komisionit Parlamentar, pyetje të cilat ishin specifike mbi komunitetet dhe territoret që ato përfaqësonin. /k.s/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.