Përfundon në paqe sfida “Partizani”-“Kukësi”

72

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ – Ndeshja e shumëpritur mes “Partizanit” dhe “Kukësit” është mbyllur në baraspeshë.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” e cila ishte pa praninë e tifozëve, të dyja ekipet tentuan që të merrnin fitoren por pas sukses edhe pse rastet ishin të shumta.

Bardhi shpërdoroi shanse të mira në fraksionin e parë, madje pretendoi dhe penallti për “Partizanin”, ndërsa Etemi dhe Rexhinaldo iu afruan golit në kuadratin e kryeqytetasve. Kukësi ishte i rrezikshëm dhe në rinisjen e lojës madje Donjet Shkodra mbolli panik shumë herë në prapavijën e Demave, por pa sukses.

“Partizani” iu afrua sërish rrjetës me Hebajn, por sulmuesi nuk arriti të finalizojë një gol që mund ta shkëpuste në krye.

Pas barazimit të ditës së sotme, “Partizani” kryesues mban distancën prej 5 pikësh nga ekipi i “Kukësit”, të cilët mund të humbasin vendin e dytë nëse “Skënderbeu” mund ekipin e “Luftëtarit” ditën e dielë./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.