PARIS – #WeEuropeans# apeli antinacionalist i ”Liberation”

PARIS, 14 dhjetor /ATSH-ANSA/ – #WeEuropeans# (#NeEuropianët#) është apeli që udhëheqës politikë, ish-krerë shtetesh, intelektualë, artistë, sindikalistë, politikanë të ndryshëm bëjnë te gazeta e përditshme franceze ”Liberation” sepse, shpjegojnë ata, ”përballë nacionalizmit, zgjedhjet europiane të majit 2019 detyrojnë pranimin e së vërtetës dhe një tronditje demokratike të pashembullt”.

Programi do të ketë si qëllim ”përgatitjen e një axhendë që do t’i paraqitet të gjithë kandidatëve në zgjedhjet europiane, krerëve të shteteve dhe qeverive në Këshillin Europian të 9 majit të ardhshëm në Sibiu, i cili do të parashikojë të ardhmen e Evropës”.

Ndër nënshkruesit e dokumentit janë ish-ministri italian i Çështjeve Europiane, Sandro Gozi, shkrimtari Roberto Saviano, aktoret Anna Bonaiuto dhe Ottavia Piccolo, filozofi Massimo Cacciari, ish-presidenti i të Gjelbërve në Parlamentin Europian Daniel Cohn-Bendit, eurodeputetja Silvia Costa, regjisori Kosta Gavras, ish-kryeministri spanjoll, Felipe Gonzalez, kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo, ish-kryeministri francez Alain Juppé, regjisori Wim Wenders e tjerë./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.