Marota, mjeshtër i merkatos, tifozët e “Interit” e mirëpresin

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – Pas largimit nga “Juventusi”, dje erdhi zyrtarizimi i Bepe Marotës si administrator i deleguar i “Interit”. Një kalim që mund të ndryshojë balancat në futbollin italian. Kjo, pasi Marota njihet tashmë si një prej drejtuesve më të mirë në botë për merkaton.

Tifozët zikaltër e kërkonin prej më shumë kohësh një person të tillë, ndoshta vitesh, për të ndihmuar një bord që në merkato ka lëvizur mirë sipas mundësive, por që me afrimin e një drejtuesi të kalibrit të ish-juventinit është fuqizuar ndjeshëm.

Sepse nëse “Juventusi” gjatë këtyre viteve është kthyer në makineri titujsh në Serinë A (7 tituj radhazi, dhe superfuqi ekonomike në Itali dhe Europë, një pjesë e madhe e meritës i shkon punës së jashtëzakonshme të zhvilluar nga Marota.

Drejtuesi i ri interist ka treguar gjithmonë aftësinë e tij në programimin, ndërtimin dhe përforcimin e përpiktë të klubeve dhe skuadrave të tij. Edhe nëse dikush e konsideron si “të lehtë” ecurinë e tij juventine, mjafton të rikujtohet “kryevepra” te “Sampdoria” kur arriti të transferonte Antonio Kasanon (atëherë vetëm 25 vjeç) nga “Reali i Madridit” (në huazim pa kosto, plus 5.5 milionë euro për blerjen).

Pra, Piero Auzilio do ketë një ndihmës të çmuar në merkato, një drejtues elitar i mësuar me goditjet e mëdha me kosto jo “të pamundura”. Janë shumë, në fakt, transferimet super të kryera nga Marota me parametër zero. Si të harrohen lojtarë si Pirlo, Pogba, Khedira, Dani Alvesh: yje që kanë kontribuar në ndërtimin e “Juventusit” të sotëm, gjatë viteve të vështira pas dominimit pikërisht të “Interit”, ku tani do përpiqet të përsërisë veten. Duke u lënë vend për një moment tjetër blerjeve ku i është dashur të përdorë shuma të konsiderueshme nga arkat e klubit, ja goditjet më të rëndësishme me kosto zero të Marotës. /o.l/.j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.