LETËRSI – Një vepër origjinale e Prustit shitet për 1,51 milionë euro, rekord botëror për një vepër në frëngjisht

PARIS, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Botimi origjinal i veprës ‘Nga ana e Suanit” e Marsel Prustit u shit sot për 1,51 milionë euro, një rekord botëror për një vepër origjinale në frëngjisht, bëhet e ditur nga kompania e ankandeve ”Sotheby’s”.

Kjo kopje e rrallë, e cilësuar nr 1 ishte vlerësuar fillimisht midis 600.000 dhe 800.000 euro. Vepra vinte nga biblioteka e Pierre Berge e prezantuar për të dalë në ankand tek ”Drouot” në Paris.

Rekordi i mëparshëm për një vepër origjinale në frëngjisht ishte regjistruar në 2009 për një vepër origjinale “Lulet e së keqes” të Bodeler e shitur në atë periudhë në ankand me vlerën e 775 000 euro./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.