Laporte: Vetëm Deschamps e di pse nuk ftohem në kombëtaren e Francës

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – Mbrojtësi francez Aymeric Laporte ka sulmuar trajnerin e Francës, Didier Deschamps, duke e akuzuar se nuk e grumbullon me “Gjelat” për arsye personale.

Mbrojtësi i “Manchester City-t” ftoi mediet ta pyesin trajnerin pse nuk e thërret në përfaqësuese.

“Trajneri nuk më fton për arsye që nuk kanë lidhje me formën time. Vendimin e tij më duhet ta respektoj, por nuk është vendim me karakter teknik. Duhet të pyesni atë pse nuk më thërret”, tha Laporte.

“Nuk kam asgjë kundër tij, nëse dikush ka probleme me mua, është ai. Nuk kam ndërmend ta telefonoj dhe ta pyes, i vetmi person që mund ta zgjidhë misterin është trajneri”.

Laporte ka pasur ftesë edhe nga Spanja, por ai ka zgjedhur të luajë me Francën.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.