Kërkesat e pabazuara për azil drejt vendeve të BE, Soreca takon ministrin Lleshaj

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ – Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të qenieve njerëzore është jo vetëm një prioritet i qeverisë shqiptare, por edhe i partnerëve europianë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ku në qendër të diskutimit ishte vazhdimi i arritjeve konkrete të autoriteteve në luftën kundër krimit.

Gjatë takimit mes Soreca-s dhe Lleshajt, një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe uljes së kërkesave të pabazuara për azil drejt vendeve të BE-së.

“Vazhdimi i arritjes së rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në . Takim i shkëlqyer sot me Ministrin Sandër Lleshaj. Diskutuam edhe për “gjurmo paranë” dhe uljen e kërkesave të pabazuara për azil në vendet anëtare të BE-së”, shkruan ambasadori Soreca.

e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.