HAGË – Holanda parashikon blerjen e 15 avionëve të tjerë luftarakë F-35

67

HAGË, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Holanda parashikon blerjen e 15 aeroplanëve të rinj gjuajtës F-35 të prodhuesit amerikan në fushën e aeronautikës ”Lockheed Martin”, përveç kontigjentit të 37 avionëve të porositura më parë. Dorëzimi i tyre parashikohet për vitin e ardhshëm, njoftoi sot ministrja e Mbrojtjes, Ank Bijleveld.

”Qeveria holandeze aspiron të blejë rreth 15 avionë shtesë F-35”, deklaroi ministrja për agjencinë holandeze të lajmeve ”ANP”, duke shtuar se ajo i kishte dërguar një letër NATO-s në këtë drejtim.

Në tërësi, Holanda është angazhuar të investojë më shumë në fushën e mbrojtjes gjatë vitit të ardhshëm për të përmirësuar kapacitetin e saj ushtarak./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.